11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) KRYETARI I KOMUNËS QENDËR NUK E NJEH PAVARËSINË E KOSOVËS

(VIDEO) KRYETARI I KOMUNËS QENDËR NUK E NJEH PAVARËSINË E KOSOVËS

“Kam qëndrimin tim personal, në lidhje me atë çështje e respektojë kushtetutën e Serbisë”. Kryetari i komunës Qendër, Sasho Bogdanoviq, në emisionin “Në Qendër” të gazetarit Vasko Eftov, ka deklaruar se ai nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe se e respekton Kushtetutën e Serbisë, e cila ende e konsideron  Kosovën si territor të saj.

Sasha Bogdanioviq,  kryetari i Qendrës

Unë personalisht kam qëndrim për Kosovën. Ajo është pjesë përbërëse e Serbisë. E respektojë Kushtetutën e Serbisë. Normalisht kam qëndrimin tim rreth kësaj çështje”.

I pyetur se me këtë qëndrim dhe faktin që ka organizuar dasmë në Graçanicë të Kosovës me kostumografi dhe këndim të këngëve për Kosovën, ka provokuar ndjenjat e shqiptarëve, Bogdanoviq ka thënë se ai nuk sheh asnjë provokim në veprimet e tij.

 Sasha Bogdanioviq,  kryetari i Qendrës

“Përse, më tregoni përse, a duhet të shkoj në xhami që të martohem. Unë shkova në vend që jetojnë shqiptarë….”

Ndryshe kryetari i komunës Qendër javën e kaluar bëri dasmë në Graçanicë të Kosovës e cila shkaktoi shumë reagime në opinion. Sidomos në një video ku shihet ai së bashku me gruan e tij duke kënduar këngë serbe për Kosovën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments