Qytetarët të cilët kanë nevojë urgjente për pasaportë duhet të parashtrojnë kërkesë për urgjencë së bashku me kërkesën për pasaportë. Komisioni nga Ministria e Punëve të Brendshme do të shqyrtojë kërkesat dhe do të plotësoj të njëjtat nëse vërteton urgjencën për nxjerrje të pasaportës. Përparësi do të kenë personat të cilët duhet të udhëtojnë për arsye shëndetësore. Ministri teknik, Naçe Çulev, sot njoftoi se në dispozicion kanë 3.400 pasaporta, ndërsa deri më 24 mars priten të arrijnë 100 mijë formularë për pasaporta.
Naqe Çulev
“Në mungesë të vullnetit të qeverisë unë kam formuar komision, në të cilin është kyçur edhe personel mjekësor dhe prioritet për pasaportë do të kenë ata persona të cilat kanë nevojë urgjente mjekësore”.
Ai ka përsëritur edhe një herë se problemin e ka bërë kryeministri teknik Oliver Spasovski. Sipas tij qeveria mund të gjej të prolongoj afatin e pasaportave të skaduara për gjashtë muaj, por se mungon vullnet politik për ta bërë këtë.
Ndërkaq, nga Komiteti i Helsinkit kanë njoftuar se qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ta padisin shtetin nëse ata nuk u japin pasaportë. Ata kanë vendosur të ofrojnë këshillë falas për të gjithë qytetarët që do të vendosin të ndërmarrin një hap të tillë. Sipas Ligjit për pasaporta shteti është i obliguar që tu siguroj qytetarëve dokumente personale për të gjithë qytetarët, por edhe t’i kompensojë ata që kanë pësuar dëm material.