6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeThirrjet e dyshimta në celular ishin nga Lituania, Estonia dhe “Global Star”

Thirrjet e dyshimta në celular ishin nga Lituania, Estonia dhe “Global Star”

Thirrjet e humbura nga numra të panjohur të huaj të regjistruara sot në mëngjes tek shfrytëzuesit vendas të telefonisë celulare më shpesh ishin nga Lituania, Estonia dhe operatori satelitor “Global Star”, informon Agjencia për komunikime elektronike (AKE) pas takimit të sotëm urgjent me operatorët mobilë.

Nga AKE-ja theksojnë se operatorët i kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë dhe deri në orën nëntë të mëngjesit pjesa më e madhe e numrave përmes të cilave është realizuar mashtrimi janë bllokuar, por se kjo nuk do të thotë se nuk do të përsëritet diçka e tillë nga numra tjerë. Prandaj, apelojnë deri tek të gjithë parapaguesit në të ardhmen të mos paraqiten në thirrjet e humbura nga shtetet e huaja, sepse do t’u paguhen çmime të larta thirrjeve ndërkombëtare.

“Bëhet fjalë për mashtrime gjatë të cilit parapaguesi merr thirrje të shkurtër e cila ndërpritet para se parapaguesi të ketë mundëso të përgjigjet. Nëse parapaguesi e thirr atë numër më shpesh merr pëgjigje nga makina me zë dhe ajo paguhet sipas tarifës ndërkombëtare. Mashtrimi i tillë në masë më intensive është regjistruar nga ora 06:30 të mëngjesit me ç’rast numri i madh i parapaguesve janë shqetësuar me thirrje të shkurta nga numra të panjohur nga jashtë vendit. Më shpesh thirrjet kanë qenë nga Lituania, Estonia dhe operatori satelitor Global Star. Operatorët i kanë ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e parapaguesve të tyre me ç’rast deri në orën 09:00 të mëngjesit janë bllokuar pjesa më e madhe e numrave përmes të cilëve është realizuar mashtrimi i tillë, por e njëjta nuk do të thotë se një mashtrim i tillë nuk do të përsëritet nga numra tjerë”, qëndron në publikimin në ueb faqen e AKE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments