13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) KOALICIONI ASH-AAA: CILA QENDËR JEP URDHRA PËR PLAÇKITJEN E NXËNËSVE

(VIDEO) KOALICIONI ASH-AAA: CILA QENDËR JEP URDHRA PËR PLAÇKITJEN E NXËNËSVE

Kooalicioni Alenca për Shqiptarët dhe Alternativa  pyet se kush po i plaçkit nxënësit tetovarë dhe prindërit e tyre, prej cilës qendër vijnë urdhërat që atyre përsëri t’u merren para. Ata gjatë një konferencë për media kanë reaguar në lidhje me lajmin e djeshëm se në disa shkolla, nxënësve po u kërkohen të holla për dëftesa. Muzafer Etemi, kryetar i degës në Tetovë, tha se e kanë të qartë se përveç nxënësit dhe prindërit, viktima e këtyre skemave janë edhe arsimtarët dhe profesarët tetovarë, që sipas tij dikush po i vë në situata të vështira. Ai u shpreh se në qoftë se nuk ndalohet ky fenomen, atëherë ata si kooalicion do t’i bëjnë publike emrat se kush janë ata që po e bëjnë këtë skandal.

Muzafer Etemi, kryetar i degës në Tetovë

“Ju bëjmë thirrje atyre drejtorëve të korruptuar, nga partia e korruptuar në pushtet BDI dhe të emëruar nga kryetarja më e dobët në historinë e Tetovës, Teuta Arifi, që urgjentisht të ndalojnë këtë formë të ulët të korrupsionit e keqpërdorimit. Këta funksionarë po i paralajmërojmë që tani se nëse prej sot e tutje dëgjojmë edhe një rast të vetëm të këtij fenomeni, nuk do të hezitojmë t’i publikojmë me emra, mbiemra dhe fotografi të gjithë ata që po plaçkisin familjet tona dhe ushtrojnë presion mbi mësimdhënësit”

Ata gjithashtu i bënë thirrje edhe Inspektoriatit të Arsimit që të paktën një herë të vetme, ta kryejë detyrën ashtu siç duhet dhe t’i ndëshkojë ata që sipas tyre nuk kanë mëshirë ndaj fëmijëve. Ndërsa, u bënë apel prindërve dhe nxënësve që të mos heshtin, të denoncojnë çdo tentim për vjedhje, plaçkitje e korrupsion, sepse sipas tyre sëbashku mund të bëhet luftimi ndaj këtyre dukurive, që siç thanë ata së shpejti në tetor të këtij vitit edhe zyrtarisht do t’ju vijë fundi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments