4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) KOALICIONI AAA-ASH: ASKUSH E AS APASIEVI NUK MUND TA NDALË LIGJIN...

(VIDEO) KOALICIONI AAA-ASH: ASKUSH E AS APASIEVI NUK MUND TA NDALË LIGJIN E SHTETËSISË

Propozim-Ligji për Shtetësi nesër do të jetë në rend dite në Kuvend. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerësojnë se një subjekt politik i vogël siç është “E Majta” , e cila ushqen elektroratin e vet të cilin sipas tyre e ka me nacionalizëm, nuk do t’i  shkojë përdore bllokimi i propozim-ligjit.

Skender Rexhep Zejdi, deputet nga radhët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

“Ata merren vetëm me retorikë nacionaliste, kjo atyre nuk i shkon përshtati as për ndër, por, megjithatë Ligji për Shtetësi do të kalojë, nesër është në rend dite, do t’i kaloj edhe filtrat e komisioneve përkatëse me atë që javën që vjen me votimin e buxhetit. Pas kësaj do të votohet Ligji për Shtetësi”

Ndërkaq nga partia opozitare maqedonase “E Majta”  thonë se kanë ngritur padi penale  kundër kryeparlamentarit për siç thanë ata  “veprime të papërgjegjshme”,  ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe për dy këshilltarët shtetëror nga Sekretariati për Çështje Evropiane, të cilët kanë nënshkruar deklarata të rrejshme në lidhje me propozim-ligjin e shtetësisë.

Dimitar Apasiev, kryetar i partisë E Majta”

“ Po punojmë për veprat penale, punojmë për elaborimin e formimit të komisionit anketues I cili do të merret me keqpërdorimin e flamurit evropian nga spikeri Talat Xhaferi dhe gjithashtu kemi plan B që të rifillojmë diksutimin mbi këtë ligj”

Propozim-Ligji për Shtetësi disa ditë më parë u miratua në Qeveri me “flamur evropian”, që sipas kreut të “Ekzekutivit partia opozitare E Majta ka për qëllim të bëjë probleme ndër-etnike. Ndërsa propozuesit e ligjit presin që para pushimit vjetor të Kuvendit i njëjti të miratohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments