13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) FALET XHUMAJA E PARË PAS HAPJES SË XHAMIVE

(VIDEO) FALET XHUMAJA E PARË PAS HAPJES SË XHAMIVE

Besimtarët myslimanë sot për herë të parë në muajin e Ramazanit, patën mundësinë që t’i përgjigjen thirrjes së ezanit për ta falur namazin e xhumasë me xhematë. Me sexhade nëpër duar dhe me maska në fytyrë besimtarët myslimanë nxitonin për në xhami. Respektimi i distancës së rekomanduar nga institucionet kompetente, bëri që oborret e xhamive të dukeshin kështu. Nuk mungonin as mjetet dezinfektuese, pikërisht sipas rekomandimeve. Qytetarët e anketuar nga ekipi i Televizionit Shenja u shprehën të emocionuar që sot po falin namazin e xhumasë për herë të parë pas vendimit për pezullimin e faljes së namazeve me xhematë, dy muaj më parë. Qytetarët thonë se  nuk e kanë të vështirë të respektojnë masat e rekomanduara, megjithatë vlerësojnë se vështirësi paraqesin masat e tjera si ora policore apo kufizimi në lëvizje.

Qytetar
“Janë emocione të veçanta nuk përshkruhen se realialisht është një rast i pandodhur në jetë, nuk na ka ndodhur. Realisht edhe muaji është i veçantë edhe dita e veçantë, ndjen një qetësi të veçantë besimtari, përskaj kësaj forme që ndoshta nuk jemi mësuar ne, por shpresoj që të jetë e kapshme, ta kuptojmë realitetin dhe të kthehemi në normalitet në të ardhmen…. Mendoj se nëse bëhet fjalë për namazin konkretisht nuk është diçka që është e vështirë, ndërsa për ato të përgjithshmet ndoshta ka vështirësi, ora policore, lëvizjet e përditshme që janë të kufizuara, ndërsa sa i përket namazit, mendoj se janë gjëra normale që janë ofruar prej bashkësisë islame të cilat duhet të respektohen dhe nuk janë të vështira për t’u respektuar”.

Qytetar
“Se di nuk e di nuk kam koment… (a e keni vështirë me i respektu rregullat) Jo, çdo gjë që është prej qeverisë, ose ki vullnet me respektu, nuk është vështirë asgjë”.

Shprehjet e fytyrave të besimtarëve flisnin shumë, shumë më shumë se  fjalët të cilat ishin në gjendje t’i thonë para kamerës.

 Qytetar
“Shumë gëzim, shumë gëzim… Tash ashtu është koha do t’i respektojmë”.

 Qytetar
“Bukur diçka… Tash është e detyrueshme, ajo që e sjell qeveria është ligj, aty nuk ka më… Do të vazhdojmë kështu deri sa të na lejojnë”.

 Qytetar
“Po Elhamdulilah.. Mundohemi të rrëgullohet…selamu alejkum”.

Kujtojmë se pas mbylljes së xhamive për xhematin më 17 mars, Vendimin për hapjen e xhamive për xhematin e ka marrë Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 07 maj 2020, nga ku thanë se vendimi vjen pas vlerësimit se numri i të infektuarve nga Kovid 19 është më i ulët. Myftinia dje ka dërguar lerër qarkore ku nga Këshillat e xhamive dhe nëpunësit fetar ka kërkuar që brenda këtyre ditëve të përgatisin hapësirat e xhamive për faljen e namazeve kolektive me masat preventive siç janë dezinfektimi dhe pastrimi i xhamive çdo ditë, të mbyllin abdes’hanet, shatërvanët dhe tualetet e xhamive, të vendosin dezinfektues në hyrje të xhamive,
të vendohen pika orientuese brenda xhamisë për ruajtjen e distancës gjatë faljes. Më tej një prej vendimeve është që hutbeja e ditës së xhuma mos të jetë më e gjatë se 10 minuta. të mos realizohen ligjërata tradicionale pas namazit të drekës dhe të ikindisë por të njëjtat vazhdojnë të realizohen online.

Arben Zeqiri /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments