Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që u soll dje gjatë takimit të liderëve të thirrur nga presidenti, Stevo Pendarovski, ka sjellur në prolongimin e kohës për zbatimin e regjistrimit të popullsisë. Këtë e ka konfirmuar sot edhe drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Somvski, i cili deklaroi se vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve e vë në pikëpyetje terminin e mbajtjes së regjistrimit, për shkak se është e papërshtatshme që në të njëjtën kohë të mbahen edhe zgjedhje edhe të zbatohet regjistrimi.
Apostol Simovski, Enti Shtetëror për Statistikë
“Termini i prillit është shumë i papërshtatshëm duke pasur parasysh vendimin për zgjedhje dhe i njejti duhet të prolongohet. Mundësia për t’u mbajtur regjistrimi para zgjedhjeve është po ashtu e pamundur në aspektin teknik, sepse është operacion i madh që kërkon përfshirjen e një numri të madh të pjesëmarrësve dhe vet organizimi është e pamundur të zbatohet para muajit prill”.
Simovski ka shtuar se nuk mund të precizoj se kur do të mund të zbatohej regjistrimi, sepse është një vendim që duhet të miratohet fillimisht nga Qeveria dhe pas të votohet në Kuvend. Sa i përket kërkesave të opozitës në lidhje për regjistrimin, ai ka thënë se shumica e tyre janë të papranueshme.
Apostol Simovski, Enti Shtetëror për Statistikë
“Opozita ka kërkuar 23 kërkesa, prej të cilave numri më i madh ka qenë të papranueshme për shkak se çojnë në zbatimin e regjistrimit të ngjashëm si ai i vitit 2011, i cili nuk ishte i suksesesshëm dhe faktikisht do të nënkuptonte se edhe ky regjistrim do të përjetonte të njëjtin fat. Ajo që ishte e pranueshme ne e kemi pranuar në bisedime. Nuk ka qenë e pranueshme kërkesa që regjistrimin të mos e zbatoj Enti Shtetëror për Statistikë por, komision shtetëror për regjistrim, gjë që pamë se çka do të thotë që një trup politik të zbatoj një operacion statistikor”.
Vendi nuk i është nënshtruar regjistrimit të popullsisë që nga viti 2001, duke u bërë në këtë mënyrë shteti i vetëm në rajon që për dy dekada nuk ka realizuar regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive. Regjistrimi i fundit është kryer në vitin 2002, ndërsa në vitin 2011 regjistrimi u ndërpre vetëm disa ditë pasi filloi për shkak të dallimeve në interpretimin e ligjit nga ana e partive politike.