1.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) Deputeti i BDI-së Arbër Ademi : Ali Ahmeti i ka përkëdhelur...

(VIDEO) Deputeti i BDI-së Arbër Ademi : Ali Ahmeti i ka përkëdhelur tepër Izet Mexhitin dhe Merita Koxhaxhikun.

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, duke komentuar hapjen e lëvizjes së re nga ish nënkryetari i kësaj partie, Izet Mexhiti, tha se ata si BDI, shprehin keqardhje të thellë për rrugën që kanë zgjedhur dy deputetët e tyre. Ademi thotë se ata janë trajtuar me përkëdhelje nga Ali Ahmeti.

ARBËR ADEMI, DEPUTET I BDI-së

“Shprehim keqardhjen tonë të thellë për rrugën të cilën e kanë zgjedhur dy deputetët tanë për arsye se prej mediumeve dje kemi qenë të informuar se janë përcaktuar për ndonjë rrugë tjetër politike. Por, opinioni e di, ju e dini, është notere që kanë qenë të trajtuar mirë. Kanë pasur pozicione të larta partiake e politike brenda BDI-së, nga vet kryetari Ali Ahmeti gjithashtu janë trajtuar me përkdhelje dhe kanë qenë bartës të përgjegjësive institucionale si rrjedhojë e besimit, që ua ka dhënë BDI dhe qytetarët”.

Arbër Ademi nga BDI thotë se kjo  shumicë  parlamentare aktuale është në të njëjtat numra që nga formimi i saj. Ai thotë se fare nuk pret që kjo të ndikojë në shumicën parlamentare.

Përndryshe, ish-nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti nga dita e djeshme ka nisur procedurën për formim subjekti të ri politik. Emërimi dhe themelimi zyrtar të lëvizjes së tij, Mexhiti tha se do të bëhet më 13 gusht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments