-0.8 C
Tetovo
E martë, 4 Shkurt, 2025
BallinaLajme(video) BDI vendosi kurorë lulesh në vendprehjen e Goçe Dellçevit, Ademi: Duhet...

(video) BDI vendosi kurorë lulesh në vendprehjen e Goçe Dellçevit, Ademi: Duhet të shënohet ideja e dellçevizmit

Në përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit, delegacion nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur kurorë lulesh në vendprehjen e Dellçevit në kishën “Shën Shpëtimi” në Shkup, përcjell TV21. Nënkryetari i integristëve, Arbër Ademi tha se sot duhet të shënohet vizioni i Dellçevit për barazi dhe bashkëjetesë.Sot sigurisht që duhet të shënohet ideja e dellçevizmit, ideologjia e cila ditëve të sotit është më se e domosdoshme për Republikën e Maqedonisë, pra respekti i ndërsjellë, ko ekzistenca, barazia por edhe bashkëpunimi dhe pasurimi ndërkulturor ndërmjet bashkësive etnike këtu në vend, duhet të shërbejnë si themele për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët. Prandaj divergjencat eventuale të cilat sot i kemi në shoqëri nuk duhet të ekzistojnë, ato dallime, diversitete që i kemi nuk duhet të shërbejnë për ndasi”, tha Ademi./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments