10.3 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeVetura “Polo” e cila është përdorur në ngjarjen e mbrëmshme në Tetovë...

Vetura “Polo” e cila është përdorur në ngjarjen e mbrëmshme në Tetovë ka qenë e vjedhur nën kërcënimin e armës

Më datë 11.04.2024 në ora 22.45 në SPB-Tetovë, M.T. nga Tetova ka raportuar se në drejtim të shtëpisë së tij në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, është qëlluar me armë zjarri nga një veturë ,,Volkswagen Polo,, në lëvizje. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëmtime në derën e hyrjes dhe muret e shtëpisë. Është kryer këqyrje dhe pas masave të marra rreth orës 01.35 të datës 12.04.2024 në rrugën Tetovë- Kodra e Diellit automjeti është gjetur. Gjithashtu, pas marrjes së masave, është konstatuar se paraprakisht është raportuar se rreth orës 22:30 nën kërcnim të armës së zjarrit është marrë vetura e tipit “Polo” me armë zjarri nga personi F.E. dhe babait të tij H.E.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments