9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeVetëvendosje i përgjigjet prerë Presidentit Thaçi: Vendi s’ka nevojë për Kryeministër të...

Vetëvendosje i përgjigjet prerë Presidentit Thaçi: Vendi s’ka nevojë për Kryeministër të ri, të shpallen zgjedhjet

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ditën e djeshme ka thirrur partitë politike për të filluar bisedimet rreth formimit të Qeverisë së Re.

Thaçi ka deklaruar se do të vazhdojnë menjëherë bisedimet për formimin e qeverisë por fokus i tij është Qeveria e unitetit.

Por menjëherë kanë ardhur kundërshtimet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi për media i kësaj partie Arlind Manxhuka ka deklaruar për Gazeta Blic se Presidenti menjëherë pas Pandemisë duhet të shpallë datën e zgjedhjeve.

“Tash për tash të gjithë ne së bashku me Qeverinë jemi të fokusuar rreth Pandemisë së Coronavirusit. Sapo të kalojmë këtë pandemi menjeherë duhet të shkojmë ne zgjedhje të reja. Kësisoj Presidenti Thacci nuk ka cka kërkon emra për kryeministër të ri, por le të mendoj rreth datës së zgjedhjeve porsa të mbaroj cështja urgjente e Covid19” ka thënë Manxhuka për Gazeta Blic.

Edhe gjatë ditës së djeshme nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mullhaxha Kollçaku deklaroi për Gazeta Blic se Presidenti duhet ta mësojë mirë Kushtetutën dhe të veprojë sipas saj.
“Nga këto deklaratat e fundit të Presidentit po vërtetohët ajo që ishte e qartë edhe deri tani, se leximi i drejtë i Kushtetutës nuk është pika më e fortë e tij. E këshilloj që të angazhojë ekspertë të fushës për një interpretim të qartë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës” ka thënë Kollçaku .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments