11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVeteranët sot protestojnë kundër shkëputjes së pensioneve me pagën minimale

Veteranët sot protestojnë kundër shkëputjes së pensioneve me pagën minimale

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës sot nga ora 9:30 do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligji për rritjen e pagës minimale, por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre.

Të martën Kuvendi i Kosovës miratoi në parim, me 68 vota për, projektligjin që përcakton pagën minimale. Për kalimin e këtij projektligji ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe, ndërsa komunitetet e tjera joshumicë abstenuan. Projektligji është kundërshtuar nga opozita, e cila nuk mori pjesë në votim.

Për këto organizata, deputetët me miratimin e këtij projektligji kanë vepruar kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments