11.1 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeVetëm që të mos ketë kryeministër nga BDI, VMRO-DPMNE i propozoi LSDM-së...

Vetëm që të mos ketë kryeministër nga BDI, VMRO-DPMNE i propozoi LSDM-së që të ndryshohet Ligji për Qeveri

Të mos ketë Qeveri teknike vetëm për të mos pasur kryeministër teknik nga BDI-ja, ky është propozimi i fundit i VMRO-DPMNE-së për bisedimet brenda grupit punues për zgjedhjet e ardhshme. Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, madje thotë se është i gatshëm që të miratojë ndryshimet në Ligjin për Qeveri dhe në të ardhmen të mos ketë Qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve. Këtë e kanë përsëritur edhe nga partia nga ku thonë se janë të gatshëm të heqin dorë nga qeveria teknike jo vetëm se një qeveri e tillë është joefektive, por edhe me qëllim që BDI të mos ketë kryeministër teknik. Mirëpo, ata nuk u përgjigjën nëse ky propozim i tyre refuzohet, a do të ofrojnë kuadro për qeverinë teknike.

“VMRO-DPMNE si partia më e përgjegjshme politike ndaj qytetarëve dhe shtetit, është e gatshme që të heqë dorë nga qeveria teknike, me qëllim që BDI, foleja e krimit, të mos ketë kryeministër teknik. BDI me muaj është në epiqendrën e të gjitha skandaleve kriminale që tronditin Maqedoninë. Një parti në të cilën nuk ka kuadro të pakompromituar dhe të pakriminalizuar nuk mund të sigurojë kryeministrin teknik të shtetit”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

Nga LSDM nuk u përgjigjën nëse do ta pranojnë këtë propozim të partisë opozitare. Nga atje thonë se këto ditë do të diskutohet për marrëveshjen për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa iu referuan edhe deklaratës së djeshme të kryeministrit Kovaçevski, i cili tha se ky obligim buron nga Ligji për Qeveri.

“Janë formuar grupet e punës të cilat do të diskutojnë intensivisht në periudhën e ardhshme të gjitha ato procese që janë të nevojshme për zhvillimin normal të procesit zgjedhor. Kryeministri Kovaçevski dje paralajmëroi takim shumë shpejt në Kuvend me të gjithë përfaqësuesit e partive politike, përkatësisht me kryetarët e tyre, kështu që mendoj se për të gjitha këto detaje do të merren vesh në periudhën e ardhshme”, dekalroi Lidija Taseva, LSDM.

Por për dallim nga kalkulimet e tilla, BDI mbetet e mendimit se kryeministri teknik do të jetë nga partia e tyre. Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tha për TV21 se tashmë kanë filluar të mendojnë për emra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments