19.4 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeVetëm Mickoski, Bilall Kasami, Besa dhe VMRO nuk ju gëzuan vendosjes së...

Vetëm Mickoski, Bilall Kasami, Besa dhe VMRO nuk ju gëzuan vendosjes së gurrthemelit të Korridorit 8!

Sot gjithë vendi vlonte nga mesazhet pozitive që dhanë krerët shtetërorë nga solemniteti i fillimit të ndërtimit të Korridorit 8, por vetëm nikoqiri ku ndodhi kjo ngjarje e shumëpritur, mungoi.

Bilall Kasami, kryetari i Tetovës nuk e pa të rrugës të ishte i pranishëm aty ku ishte sot Ahmeti, Taravari, Grubi, Kovaçevski si dhe ambasadorja amerikane, Aggeler.

Dikush ndoshta dhe do të thoshte, me të drejtë ka munguar, sepse nuk shkohet në dasmë i paftuar por Kasami bashkë me deputetët e tij dhe ata të VMRO vendosën që të bojkotojnë këtë ngjarje madhore edhe përkundër ftesë së dërguar.

Përveç se ka injoruar këtë ngjarje të madhe që i tejkalon të gjitha dallimet politike dhe është në interes të vendit dhe rajonit, siç u tha nga folësit e solemnitetit, Kasami, ose më saktë, partia e tij, u rreshtua bashkë me liderin e VMRO-së, që të merret me dyshimet rreth projektit, një kontestim aprirori dhe të pabazë.

Mickovski kaherë e ka ndërtuar narrativin e tij, dhe nuk tha gjë të re. Ai ka pritur, në vend të fillimit të punëve, me Korridorin 8 të merret Prokuroria. Lëvizja Besa harxhoi shumë më shumë letër për të kontestuar përmes një komunikate.

Sot në manifestim nuk ishte kreu i Lëvizjes Besa e njëherit edhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, kordinatori i grupit parlamentar i VMRO Nikola Micevski si dhe deputetë të Lëvizjes Besa dhe VMRO nga zonja e 6 zgjedhore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments