25.9 C
Tetovo
E hënë, 17 Qershor, 2024
BallinaLajmeVendimin për ndërprerjen e punimeve në Stadiumin e Tetovës mund ta bëjë...

Vendimin për ndërprerjen e punimeve në Stadiumin e Tetovës mund ta bëjë gjykata civile ,me akt juridik pra me vendim për masa të përkohëshme ,jo QEVERIA me shkresë.?!

www.telegrami.mk

Në bazë të informatave dhe njohurive që posedoj QEVERIA e RMV jo me vendim deklaratë publike por me vendim për masa të përkohshëme të gjykatës civile ,mund të bëjë ndalimin e punimeve në Stadiumin e Tetovës,pra me akt juridik bazuar në ligj dhe Kushtetutë…Vendimet qeveritare ,nuk janë akte juridike ,as mendimet pozitive të cilit do institucion shtetëror …nga ato njohuri që kam Talat Xhaferi ndryshe është dashur të veprojë…me kohë që kur ka filluar prishja e stadiumit …të kërkonte ndërprejen e punimeve nëpërmes Gjykatës Civile në Tetovë për ndalim punimeve me masa të përkohëshme…edhe tash nuk është vonë…mirëpo tash logjika e shëndoshë thotë QEVERIA është e motivuar politikisht me reagim …plus nëse në vitin 2015 Komunës së Tetovës i është ndarë Stadiumi i Tetovës ,organi që do të bëjë rindërtimin NP TETOVA TRANSPORT është ORGAN I FORMUAR NGA KËSHILLI KOMUNAL TETOVË në votim, pra nuk ka dalë jashtë kompetence KOMUNA si formues i NP TETOVA TRANSPORT ….pak jurispodencë për masat e përkohëshme

www.telegrami.mk

P.S Nuk mbahem i zgjuar… bëj punën time si gazetarë i vetmi profesional në RMV që jetoj nga shkrimet e mia pa u ndikuar materialisht nga askush… por koncepti dhe funksionimi i veprimit juridik i të kuptuarit në veprim praktik QEVERITARËVE TË BDI-së, u ka munguar…janë munduar për 22 vite të përdorin pushtetin si ombrellë mbrojtje dhe të kontrollojnë gjërat me autoritetin e pushtetit faktik …Nuk jam me ide politike të përafërta as me Bilall Kasamin as me VLEN …as me BDI …por njeriun që punon mos e ndal…TRIMIN VRAE HAKUN MOS IA HA …

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments