16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaVendet evropiane fillojnë të thyejnë izolimin

Vendet evropiane fillojnë të thyejnë izolimin

Disa vende evropiane kanë filluar të lëshojnë pe dhe kanë filluar të mendojnë për të thyer izolimin.

Austria ka njoftuar se më 14 prill do të hapen dyqanet e vogla, kurse më 1 maj ato të mëdhatë, shkruan albinfo.ch.

Gjithashtu edhe Gjermania ka paralajmëruar se më 19 prill do të ketë lehetësira.

Shkollat do të jenë në gjendje të rihapen kur për këtë do të vendosin provincat, ndërsa kontrollet kufitare do të lehtësohen.

Edhe Danimarka gjithashtu planifikon të fillojë heqjen e kufizimeve pas Pashkëve, por dëshiron që njerëzit të “punojnë në një mënyrë më të kontrolluar” për të shmangur grumbullimin në trena dhe autobusë.

Edhe Italia, që ka qenë nën mbyllje më të gjatë se çdo vend tjetër evropian, zyrtarët po flasin për një ‘fazë të dytë’ ku shoqëria mëson të ‘jetojë me virusin’ duke veshur maska dhe duke bërë më shumë teste.

Sidoqoftë, zyrtarët shëndetësorë në të gjithë Evropën paralajmërojnë se jeta nuk mund të kthehet ‘nga 0 në 100’ menjëherë dhe shumë masa bllokimi do të qëndrojnë në vend për disa javë të tjera të paktën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments