Shqiptar i mirë shqiptarë i vdekur, kush nuk kërcen është shqiptar e pastër, janë frazat që janë dëgjuar gjatë gjithë ditës. Këto këngë i kanë kënduar në vigjilje të festës së titullit të ligës së Kampionëve, tifozët e Vardarit, Komitët të cilët në mënyrë të organizuar nga salla e sportit Jane Sandanski kanë udhëtuar deri në aeroportin ndërkombëtarë të Shkupit.
Transportin e tifozëve nga salla deri në aeroportin ndërkombëtarë e ka organizuar Ndërmarrja për Qarkullim publik të Qytetit të Shkupit.
Edhe në aeroport u dëgjuan brohoritjet anti-shqiptare.
Në aeroportin ndërkombëtarë tifozët kanë mbërritur për t’i pritur hendbollistët e Vardarit.
Pas aeroportit, festa do të vazhdojë në sheshin “Maqedonia”, ku do të priten nga një numër edhe më i madh i tifozëve.
Brohoritje anti-shqiptare u dëgjuan edhe në festën e mbrëmshme në pot ë njëjtin shesh në të cilin sonte pritet të ketë festë.
Brohoritje anti-shqiptare u dëgjuan edhe në festën e mbrëmshme në pot ë njëjtin shesh në të cilin sonte pritet të ketë festë.