4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeVarhelyi paralajmëron 30 miliard euro investime në Ballkanin Perëndimor

Varhelyi paralajmëron 30 miliard euro investime në Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Europian ka bërë gati fondet e paraaderimit dhe është gati të nisë plani i investimeve në Ballkanin Perëndimor, por më parë ky rajon duhet të funksionojë si treg i vetëm rajonal.

“Ne jemi gati të rikonfirmojmë angazhimin tonë që kemi vënë në tryezë me planin ekonomik të investimeve. E kemi treguar që në vjeshtë që mobilizon pothuajse 30 mld euro në formë investimesh në rajon, por ky plan nuk ka për të funksionuar nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë, nëse nuk kemi një treg rajonal.

Nuk ka kuptim ndërtimi i autostradave nëse të gjithë automjetet e mëdhaja do të ndalojnë në pikat e ndyrshme kufitare ndërmjet kufijve cdo 100 km.

Nuk ka kuptim për të punuar më shumë për këto hekurudha nëse edhe trenat do të hasen në vështirësi ose rrugë të reja tregtie nëse do të duhet që të ketë 6 lloje të ndryshme çertifikatash për mallrash, ose tatime të ndryshme.

Ky plan ekonomik do të japë rezultatet e veta nëse vetë ky rajon punon për këtë treg rajonal dhe ky është dhe mjedisi ku do të funksionojë ky treg rajonal” tha Varhelyi.

Gjithashtu në BE është arritur marrëveshja për fondet e paraaderimit.

“Ne kemi një marrëveshje në BE për financimin e këtij plani. Kemi arritur javën e shkuar këtë marrëveshje me Këshillin e Parlamentin Europian për programin IPA 3, pra fondet e paraaderimit, i cili do të jetë dhe mekanizmi me anë të të cilit do të financohet ky plan. Ne jemi mëse të gatshëm të nisim këtë plan të investimeve dhe duam që partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor të nisin me këtë plan sa më shpejt të jetë e mundur.

Nga Tirana ku po mbahet samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi nënvizon se ky vit mund të mbajë emrin e këtij rajoni për angazhimin që po tregon Bashkimi Europian.

“Qershori është muaj kritik për Ballkanin Perëndimor. Kemi shumë cështje në tryezë. Duam të organizohen konferencat ndërqeveritare me Serbinë e Malin e Zi, të vazhdojnë negociatat e tyre të anëtarësimit. Duam që të organizohen dy konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë e Maeqdoninë e Veriut, kemi këtë samit të tregojmë rezultatet. Ky vit mund të jetë vërtet viti I Ballkanit Perëndimor por duam rezultate” tha Varhelyi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments