20 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeValdet Xhaferi: “Bashkë për Europë”, mirësevjen Ali Ahmeti në Gostivar

Valdet Xhaferi: “Bashkë për Europë”, mirësevjen Ali Ahmeti në Gostivar

Kryetari degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar, Valdet Xhaferi në rrjetet sociale ka njoftuar anëtarët dhe simpatizantët se të shtunën lideri i BDI-së Ali Ahmeti të shtunën me 14 janar do të realizojë vizita në disa vendbanime të kësaj dege.

Përveç vizitave, Ahmeti dhe ministrat e BDI-së do të realizojë edhe një takim informues me moton “Bashkë për Europë”.

“Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Ali Ahmeti nga e shtuna me 14 janar dhe deri të shtunën e javës tjetër me 21 janar, do të realizon vizita në shumë vendbanime të Gostivarit. Me moton “Bashkë për Europë”, z. Ahmeti do të realizon takime informative me qytetarët e Gostivarit, duke filluar nga Çegrani dhe duke e përmbyllur me Forumin Rinor – FR. Agjenda dhe informimi për takimet që do t’i realizojë Lideri z.Ali Ahmeti me qytetarët në Gostivar, ishin në fokus të mbledhjes së mbajtur sonte me kryesinë, drejtuesit e Këshillave Vendore, këshilltarët komunal, zyrtarët dhe anëtarët e Këshillit të përgjithshëm nga dega e Gostivarit”, thuhet në njoftimin e Xhaferit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments