Kryetari degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar, Valdet Xhaferi në rrjetet sociale ka njoftuar anëtarët dhe simpatizantët se të shtunën lideri i BDI-së Ali Ahmeti të shtunën me 14 janar do të realizojë vizita në disa vendbanime të kësaj dege.
Përveç vizitave, Ahmeti dhe ministrat e BDI-së do të realizojë edhe një takim informues me moton “Bashkë për Europë”.
“Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Ali Ahmeti nga e shtuna me 14 janar dhe deri të shtunën e javës tjetër me 21 janar, do të realizon vizita në shumë vendbanime të Gostivarit. Me moton “Bashkë për Europë”, z. Ahmeti do të realizon takime informative me qytetarët e Gostivarit, duke filluar nga Çegrani dhe duke e përmbyllur me Forumin Rinor – FR. Agjenda dhe informimi për takimet që do t’i realizojë Lideri z.Ali Ahmeti me qytetarët në Gostivar, ishin në fokus të mbledhjes së mbajtur sonte me kryesinë, drejtuesit e Këshillave Vendore, këshilltarët komunal, zyrtarët dhe anëtarët e Këshillit të përgjithshëm nga dega e Gostivarit”, thuhet në njoftimin e Xhaferit.