-5.8 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeRMV / Vaksinimi- fillon me dozën e katërt kundër Covid-19 për të...

RMV / Vaksinimi- fillon me dozën e katërt kundër Covid-19 për të gjithë mbi 18 vjeç

Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Sëmundjeve Infektive shqyrtoi konkluzionet e Komisionit Kombëtar të Imunizimit, lidhur me fillimin e vaksinimit me dozën e katërt të vaksinës kundër Covid-19. Dozën e katërt mund ta marrin personat mbi 18 vjeç, të cilët kanë marrë tre doza të vaksinës kundër Covid-19. Nga sot qytetarët mund të drejtohen në pikat e vaksinimit, për të cilat nuk kërkohet termin, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinimi me dozën e katërt, siç bën me dije Ministria, është planifikuar të bëhet me vaksinën mARN të “Pfizer” apo “Modern”. Intervali i rekomanduar ndërmjet dozës së tretë dhe të katërt, pra dozës përforcuese, është të paktën katër muaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments