12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaVaksina e re me mikroçip, flet për herë të parë Bill Gates

Vaksina e re me mikroçip, flet për herë të parë Bill Gates

Themeluesi i Microsoft-it dhe miliardieri Bill Gates, në një telekonferencë me gazetarët, i hodhi poshtë teoritë e konspiracionit që janë përhapur në mediat sociale, se ai qëndron prapa një komploti për të përdorur vaksinat kundër koronavirusit për të implantuar mikroçipe në njerëz.

Që në fillimet e pandemisë Gates ishte subjekt i komploteve lidhur me origjinën e COVID-19.

Miliardieri Bill Gates ka paralajmëruar për rrezikun e pandemisë në të kaluarën dhe pak kohë më parë ai ka ofruar 300 milionë dollarë për të zhvilluar vaksinën që lufton COVID-19.

“Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në gjëra të tilla. Është mirë të dihet se cilët fëmijë kanë marrë vaksinë kundër fruthit dhe cilët jo. Sistemet e caktuara, të tilla si regjistrimet shëndetësore, duhet t’iu ndihmojnë punonjësve të kujdesit shëndetësor që të identifikojnë se kush është i imunizuar, por se ‘mikroçipet nuk janë të përfshira në asgjë’. Fondacioni ynë merr para për të blerë vaksina. Kjo është arsyeja përse e kemi parë rrezikun e një pandemie dhe kemi folur për të”, shtoi miliardieri Bill Gates.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments