Sot është regjistruar viktima më e re në moshë nga virusi korona në vendin tonë. Bëhet fjalë për 24 vjeçaren nga Tetova ,e cila ndodhej për kurim në Klinikën Infektive në Shkup pa asnjë sëmundje tjetër kronike
Viktima në fjalë është një nga 8 personat e infektuar me COVID-19 që kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa viktima më e moshuar është 83 vjeç. Gjatë 24 orëve të fundit numër më të lartë të viktimave ka Tetova, 4.
Numri i të infektuarve nga 1545 teste për COVID-19 është 199. Prej tyre 90 persona ozitiv janë nga Shkupi, 24 nga Sveti Nikolla, 17 nga Kumanova, 12 nga Struga dhe 12 nga Tetova. Ndërsa në qytet tjera është regjistruar numër 1 shifrorë. Numër më të lartë të rasteve aktive regjistron kryeqyteti me 1864 të tilla.