6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaUshtria ukrainase pretendon se 3500 ushtarë rusë u vranë dhe 200 u...

Ushtria ukrainase pretendon se 3500 ushtarë rusë u vranë dhe 200 u kapën rob lufte – Rusia mohon

Hajdeni merrni trupat e mijëra rusëve të vrarë: Ukraina, thirrje Kryqit të Kuq

Rusia ende nuk e pranon se ka viktima në mesin e ushtarëve të saj.

Kujtojmë se gjatë ditës së tretë të pushtimit rus të Ukrainës, fokusi është te luftimet në Kiev. Forcat ruse kanë hyrë dje në periferi të qytetit, ku janë dëgjuar të shtëna dhe kanë shpërthyer shpërthime.

Presidenti ukrainas Zelensky publikoi një video të qendrës së Kievit. Ai theksoi se ishte ende në Kiev dhe se nuk do të linte armët, do të mbronte vendin e tij këtu. Sot në mëngjes mbërriti informacioni se Zelensky kishte refuzuar një ofertë nga Uashingtoni për ta evakuuar atë nga Ukraina.Diplomati i njohur ukrainas Olexander Scherba ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një thirrje të ministrit të Jashtëm të Ukrainës ndaj Kryqit të Kuq që të vijnë të marrin në dorëzim trupat e ushtarëve rus të vrarë gjatë dy ditëve të para të pushtimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments