10.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeUshtarët britanikë nuk zbatojnë urdhrat, nisen për luftë në Ukrainë

Ushtarët britanikë nuk zbatojnë urdhrat, nisen për luftë në Ukrainë

Një numër i vogël ushtarësh të Britanisë së Madhe dyshohet se kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë kundër Rusisë.

Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga Ushtria Britanike, e cila në një deklaratë për mediat sqaron se një numër i vogël ushtarësh nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë shkuar individualisht në Ukrainë.

“Ushtarët mungonin pa leje dhe mund të kenë shkuar në Ukrainë”, thuhet në komunikatën e Ushtrisë Britanike.

“Ne po i inkurajojmë fuqimisht që të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar”, tha zëdhënësi i ushtrisë.

I gjithë personeli i ushtrisë britanike e ka të ndaluar që të udhëtojë në Ukrainë deri në një njoftim të dytë. /Gazeta Express/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments