Që nga fillimi i vitit 2024 deri në nëntor, si ushqim i pasigurt është shkatërruar rreth pesëdhjetë tonë ushqim, ndërsa për largimin e tyre për shkak të mospërputhjeve të konstatuara janë lëshuar rreth 2,000 vendime dhe janë shqiptuar afërsisht 300 gjoba financiare.
Analizat e të dhënave për mbikëqyrjet e kryera në vitin 2024, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari do t’i vlerësojë në muajt e parë të këtij viti.
Këtë vit, në Bazën e të Dhënave për kryerjen e mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme inspektuese të Sektorit për Mbrojtjen e Konsumatorit janë regjistruar gjithsej 317 iniciativa.
Sa i përket ushqimit, kryesojnë iniciativat për dyshime për helmim me ushqim, 13, për produkte me afat të skaduar, 12, për praninë e kontaminentëve, 8, si dhe për mungesë higjiene, 7, informojnë nga AUV për MIA.