2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeUSAID-i do t’i ndihmojë vendit në përforcimin e konkurrencës ekonomike dhe uljen...

USAID-i do t’i ndihmojë vendit në përforcimin e konkurrencës ekonomike dhe uljen e korrupsionit

Me 8,3 milionë dollar, USAID-i do të ndihmojë që të përforcohet konkurrenca ekonomike, të ulet korrupsioni dhe të rritet pjesëmarrja e të rinjve në rrjedhat ekonomike në vend. Për këtë qëllim, sot në Shkup u nënshkrua Marrëveshje për grant për partneritet për zhvillim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja u nënshkrua nga ana e ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe përfaqësuesit të Zyrës së USAID-it, Erik Janovski.

Të dyja palët obligohen që bashkërisht të bashkëpunojnë për realizimin e këtyre tre qëllimeve kyçe, ndërsa rolin udhëheqës do ta ketë Qeveria.

Sipas ministrit Besimi, nënshkrimi i marrëveshjes së sotme është konfirmim për partneritetin afatgjat me SHBA-në, ndërsa tre qëllimet kyçe zhvillimore korrespondojnë me programin e Qeverisë dhe qëllimet e hartuara në Strategjinë për përforcim të ekonomisë, zhvillim të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm ekonomik.

“Vitin e kaluar kur u bëmë anëtare e plotfuqishme e NATO-s arritëm progres historik në agjendën tonë euroatlantike e cila ishte hartuar që nga pavarësia e shtetit. Tani para nesh kemi periudhë e cila është kyçe për të ardhmen e vendit. Në mënyrë primare, ky është tejkalimi i sfidave për Kovid për ekonominë, por njëkohësisht edhe vazhdimi i agjendës së reformave për krijimin e sistemit më të mirë për shtet të prosperuar, të fuqishëm dhe të menaxhuar mirë i cili kontribuon për stabilitetin rajonal dhe ka të ardhme evropiane”, theksoi Besimi.

Tre prioritetet në marrëveshjen janë zgjedhur përmes procesit të gjerë të konsultimeve dhe bazohen në sfera të cilat do të kenë efekt më të gjatë pozitiv.

“Sfida juaj më e madhe është korrupsioni, një nga nevojat e juaja më të mëdha është rritja ekonomike dhe stabiliteti, ndërsa shpresa juaj më e madhe janë të rinjtë. Korrupsioni jo vetëm që e minon qeverisjen, por e saboton edhe konkurrencën ekonomike dhe mundësitë e të rinjve në të ardhmen”, porositi ambasadorja amerikane Kejt Bërnz.

Korrupsioni është sferë të cilës do t’i kushtohet vëmendje më e madhe sepse kjo është sfida më e madhe jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në shumë shtete të tjera në botë. Përfaqsuesi i USAID-it në vend sheh progres në Maqedoninë e Veriut në këtë sferë.

“Kjo mund të arrihet me përforcim të institucioneve me organizatat civile, domethënë të rriten edhe pritshmëritë e qytetarëve dhe organizatave civile për llogaridhënie dhe transperancë. Ky është problem thelbësor, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në vende të tjera të botës. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në këtë sferë”, porositi Janoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments