Blendi Hodai, kryetar i UNSHM tha se institucionet shtetërore dhe Qeveria nuk ka pranuar kërkesën kryesore të tyren për mësim të kombinuar përkundër disa kërkesave të tjera të tyre që janë pranuar. Ai tha se nëse gjendja epidemiologjike me virusin në tetor është stabile atëherë nxënësit gradualisht duhet të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar,përndryshe shton Hodai do të marrin masa më radikale.
– Kërkesa jonë përmbajtjesore më rëndësishme që viti shkollor të filloj me model të kombinuar nuk është pranuar nga autoritet arsimore dhe Qeveria. UNSHM me javë të tëra ka qenë në kontakte të vazhdueshme me nxënës të shkollave të mesme nga të gjitha qytete dhe kemi arritur konsensus për hapat e ardhshëm të Unionit. Kemi bërë kompromis duke respektuar epidemiologet që viti shkollor të fillojë nga shtëpia por nëse gjendja epidemiologjike për gjatë muajit tetor do të jetë stabile atëherë nxënësit gradualisht duhet të kthehen në shkollë me model të kombinuar. Në rast se kjo nuk ndodhë çdo nxënës do të bojkotoj mësimin online në nëntor,- tha Hodai.
Hodai tha se ky nuk është një kompromis por si ultimatum 1 mujor drejtë ministres Carovska dhe Filipçe.