Propozim-ndryshimet për Ligjin e Arsimit të Lartë janë të papranueshme për Senatin e Universitetit të Tetovës, andaj kanë kërkuar që ligji të tërhiqet dhe të rishikohet duke e marrë parasysh gjendjen reale në universitete.“Numri më i madh i vërejtjeve kanë të bëjë me cenimin e autonomisë universitare, pasi që parashihet të ketë një këshill universitar i cili i zbehë kompetencat e universitetit dhe kjo është ajo ku shumica e profesorëve kanë vërejtje. Pjesa tjetër është me numër të madh. Akreditimin e studimeve të doktoratës, pasi që UT i plotëson të gjithë kushtet ka staf akademik, punime shkencore punime, por kriteret janë në harmoni me gjendjen reale dhe për këtë janë një numër i vërejtjeve. Senati i Universitetit të Tetovës ka vendim në të cilën propozon që ligji më mirë të tërhiqet të rishikohet dhe të ketë një draft i cili është në harmoni me gjendjen reale”, tha Jusuf Zejneli – Rektor i Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”.Për të debatuar për propozim-ligjin e ri, në UT sot ishte Ministrja e Arsimit Vesna Janevska. Ajo është e prerë se ligji nuk tërhiqet, por tha se i dëgjon vërejtjet.
“Ligji një muaj është në debat publik dhe të gjithë kanë të drejtë të japin vërejte dhe nëse vërejtjet pranohen dhe deri më tani kishim debate dhe u morëm veshtë që çka do të pranohet, por ligji nuk do të tërhiqet dhe nuk duhet të tërhiqet pasi që bën të ardhmen për të rinjtë tanë”, deklaroi Vesna Janevska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.Edhe pse u pyet nga gazetarët, Janevska nuk i tregoi emrat e hartuesve të propozim-ligjit të ri, me arsyetimin se janë emra të njohur dhe u cenohet integriteti akademik.
Sipas Blendi Hodait nga “Forumi për ndryshime ne arsim”, mos publikimi i emrave të hartuesve, tregon jotransparencë.“Për vetë faktin se ministria nuk i përmendi emrat e personave që kanë hartuar propozim ligjin nënkupton se ligji është jo transparent dhe kjo është e rëndësishme për neve pasi që ligji për arsimin e lartë është interes publik. Nuk është një roman dhe ta nxjerri dhe të thoni ja e kemi publikuar. Ne vërejmë se me një pjesë cenon autonominë e universitetit dhe ne vlerësojmë se autonomia e universiteteve është shumë e rëndësishme për stafin akademik”, u shpreh Blendi Hodai nga FNA.
Propozim-ligji ka hasur në kritika të një pjese të madhe të universitete dhe botës akademike në vend, të cilat kanë shprehur shqetësime të njëjta për cenim të autonomisë universitare.
