5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeUNICEF sjell edhe 1.5 ton pajisje mbrojtëse për punetorët shendetesorë në Kosovë

UNICEF sjell edhe 1.5 ton pajisje mbrojtëse për punetorët shendetesorë në Kosovë

Sot, ka mbërritur në Prishtinë dërgesa e dytë me furnizime e UNICEF-it përfshirë 1.5 ton pajisje profesionale mbrojtëse (8,900 mantele kirurgjike) për ta mbështetur reagimin e sistemeve shëndetësore ndaj pandemisë së koronavirusit.

Që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit, UNICEF-i ka ofruar 36,200 dorëza, 33,600 maska ​​kirurgjike, 2,700 maska ​​me mbushje tëdendur, 1000 kominoshe për mbrojtje, 17,860mantele, 2,800 përparëse mbrojtëse si dhe 81 termometer infra red kliniksi mbështetje për reagimin e Kosovës ndaj pandemisë.

Dhjetë përqind e këtyre furnizimeve janë dorëzuar në Spitalin në Mitrovicën e Veriut dhe në atë në Graçanicë.

Mbështetja e sotme është mundësuar si pjesë e programit të UNICEF-it për Vizitat në Shtëpiqë financohet nga Qeveria e Luksemburgut.

Gjatë katër viteve të kaluara, ky program e ka mbështetur shtrirjen e sistemeve shëndetësore tek më shumë se 35,000 fëmijë dhe 15,000 gra shtatzëna.

Si reagim ndaj COVID-19, Zyra e Luksemburgut në partneritet me UNICEF-in do të vazhdojë të ofrojë pajisje personale mbrojtëse shtesë për punonjësit shëndetësorë të vijës së parë. Dërgesat tjera në kuadër të kësaj linje përfshijnë (40 koncentrues oksigjeni, etj).

Shefi i zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin tha se “Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet dhe komunitetet në tërë Kosovën për t’i kapërcyer sfidat që janë paraqitur si pasojë e COVID-19. Ne e dimë se fëmijët dhe të rinjtë vuajnë në mënyrë disproporcionale nga COVID-19. Gjersa vazhdojmë të ofrojmë furnizime që shpëtojnë jetë përmes mbështetjes bujare të donatorëve tanë përfshirë këtu Qeverinë e Luksemburgut, ne do t’i përmirësojmë programet në mënyrë që çdo fëmijë dhe i ri të ndihmohet me planet e reagimit dhe rikuperimit ndaj COVID-19”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments