8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeUlja e pagave në sektorin publik e papranueshme, paralajmërohen greva e protesta

Ulja e pagave në sektorin publik e papranueshme, paralajmërohen greva e protesta

Edhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtar nga Ministria e Financave dhe Transfereve për uljen e pagave në sektorin publik pas krizës së krijuar nga koronavirusi, kjo po vlerësohet e papranueshme për përfaqësuesit e shërbyesve civil.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, tha për Ekonomia Online se në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim nuk do të lejojë uljen e pagave të shërbyesve civil.

Ai thotë se nga ministria u është thënë se ky paralajmërim nuk është i vërtetë.

 “Ne kemi deklaruar edhe më herët dhe për këtë informatë kam diskutuar me subjektin politik që është në qeverisje, një përgjigje nga ministri në detyrë kemi marrë se nuk është e vërtetë kjo çështje, por në vazhdimësi është përfol se do të ketë një tendencë të tillë që të zvogëlohen pagat e shërbyesve civil.

“Qëndrimi ynë është i prerë sepse ne asnjë mënyrë e rrethanë nuk do të lejojmë që të preken pagat e sektorit civil në kohën kur presim që vendimi nga Gjykata Kushtetuese të merret dhe të ketë nivelizim të pagave ashtu siç e kemi kërkuar”, u shpreh Zymberi.

Zymberi e quajti të pandërgjegjshme një propozim të tillë, derisa ia bëri të qartë Qeverisë se nëse tenton të bëj një gjë të tillë, sindikata do t’i përgjigjet me greva dhe protesta.

“Në këtë kohë të dilet me propozimin që të ulen pagat shërbyesve civil në emër të ekonomizimit të buxhetit është e pandershme e papërgjegjshme dhe e palejueshme. Jemi të bindur në qëndrimin tonë, nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që Qeveria të prek pagat e shërbyesve civil në asnjë rrethanë pa asnjë çmim”.

“Ta ketë të qartë Qeveria, nëse nuk do kaos le të ketë kujdes e mos të prek pagat sepse nuk kemi burime tjera të financimit. Ligji për organizim sindikal e lejon veprimin sindikal që nënkuptohet edhe grevë edhe protestë. Nuk besoj që ka me ardhur puna deri aty por nëse janë të gatshme Qeveria me e provua le ta provon”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments