Ukrainasit e pritën me entuziazëm lajmin që Maqedonia e Veriut do t’iu dhurojë tanke që do t’i ndihmojnë në betejën e tyre ndaj agresionit rus. Mediat atje bëjnë të ditur se qeveria e RMV-së ka marrë vendim që t’i dhurojë Ukrainës 30 tanke T-72 dhe se tashmë ato janë duke u transportuar në destinacionin e tyre përfundimtar.
Në rrjetet sociale figura eminente i shprehin mirënjohje Maqedonisë së Veriut për ndihmën ndërsa kritikohen vendet perëndimore, veçanërisht Gjermania, sepse edhe përkundër premtimeve për ndihmë në armatim, ende nuk ka vepra konkrete.
Në profilin e “Twitter” të gazetarit të “Kyiv Independent”, Ilija Ponomarenko, i cili i pari e bëri të ditur informacionin për donacionin, shihen dhjetëra komente pozitive drejtuar Maqedonisë.
+ more T-72 tanks coming from 🇲🇰North Macedonia
— Illia Ponomarenko 🇺🇦 (@IAPonomarenko) July 29, 2022
Edhe aktivistja për të drejta të njeriut, Victoria Amelina ka shprehur falënderime duke shkruar se pas fitores ndaj agresorit rus, nëse mbijeton, Maqedonia e Veriut do të jetë destinacioni i saj i parë për pushime./21Media
After our victory, if I'm alive, North Macedonia will be one of my first vacation destinations
— Victoria Amelina 🇺🇦 (@vamelina) July 29, 2022