20 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaUkraina rimerr qytetin ku pati luftime të ashpra tash e 12 ditë...

Ukraina rimerr qytetin ku pati luftime të ashpra tash e 12 ditë më parë

Forcat ukrainase kanë rimarrë nën kontroll qytetin e Chuhuiv në verilindje të Ukrainës.

Lajmin e bëri të ditur këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych, shkruan Sky Neës, përcjell Periskopi.

Qyteti ndodhet në rajonin e Kharkiv, ku luftimet kanë qenë të ashpra që kur Rusia nisi pushtimin e saj 12 ditë më parë.

Ndërsa analizuesit parashikojnë se Rusia ka burime të mjaftueshme për të marrë pjesë kyçe të Ukrainës, mbajtja e tyre mund të jetë më e ndërlikuar – me potencial për një luftë të zgjatur guerile.

Forcat ofensive gjithashtu duhet të lënë pas trupat për të mbajtur territorin e fituar – që i bie, forca që ecën përpara shkon më e dobësuar.

Ndërkohë, më në jug, një pjesë e portit ukrainas të Olvia është goditur nga një sulm ushtarak.

Askush nuk është plagosur nga sulmi në portin e Detit të Zi, i cili është në rajonin e Mykolaiv.

Kjo vjen pasi vendi pretendoi se një zonë në qytetin e tij portual të Odesës iu nënshtrua një sulmi raketor në orët e para të mëngjesit të sotëm./SkyNews/Periskopi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments