Forcat ukrainase kanë rimarrë nën kontroll qytetin e Chuhuiv në verilindje të Ukrainës.
Lajmin e bëri të ditur këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych, shkruan Sky Neës, përcjell Periskopi.
Qyteti ndodhet në rajonin e Kharkiv, ku luftimet kanë qenë të ashpra që kur Rusia nisi pushtimin e saj 12 ditë më parë.
Ndërsa analizuesit parashikojnë se Rusia ka burime të mjaftueshme për të marrë pjesë kyçe të Ukrainës, mbajtja e tyre mund të jetë më e ndërlikuar – me potencial për një luftë të zgjatur guerile.
Forcat ofensive gjithashtu duhet të lënë pas trupat për të mbajtur territorin e fituar – që i bie, forca që ecën përpara shkon më e dobësuar.
Ndërkohë, më në jug, një pjesë e portit ukrainas të Olvia është goditur nga një sulm ushtarak.
Askush nuk është plagosur nga sulmi në portin e Detit të Zi, i cili është në rajonin e Mykolaiv.
Kjo vjen pasi vendi pretendoi se një zonë në qytetin e tij portual të Odesës iu nënshtrua një sulmi raketor në orët e para të mëngjesit të sotëm./SkyNews/Periskopi/