“Uh, oh” – Momenti kur Donald Trump largohet nga zyrtarja, pasi ajo tha se kishte pasur ethe (video)

289

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një reagim interesant gjatë një konference për shtyp, kur një nga zyrtaret kishte thënë se ka pasur ethe.

Siç edhe mund të shihet në pamje, zyrtarët e lartë amerikanë po flisnin rreth masave ndaj coronavirusit dhe në një moment fjalën e ka marrë Dr. Deborah Birx.

Bëhet fjalë për një konferencë të mbajtur nga grupi i task-forcës kundër coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë.

Aty, shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, koordinatorja e grupit të punës për coronavirus të Shtëpisë së Bardhë zbuloi se ajo ishte testuar për virusin gjatë fundjavës, pasi kishte një ethe të ulët, duke bërë që presidenti Trump të largohej si me shaka prej saj.