0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeUEJL-i, programe studimore në sferën e mjekësisë

UEJL-i, programe studimore në sferën e mjekësisë

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë nga viti i ardhshëm akademik, do të ketë mundësojë studime edhe në sferën e mjekësisë, edhe atë, në dy drejtime, infermierinë dhe terapinë fizikale.

Në këtë kuadër UEJL nënshkroi sot memorandum bashkëpunimi me kolegjin Hajmerer nga Prishtina.

Fillimisht ky program studimor do të fillojë me dy drejtime, por qëllimi i tij për të ardhmen është zgjerimi edhe me degë të tjera, deklaroi rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti, i cili shtoi se, bëhet fjalë për kurrikula që janë të akredituara edhe në Gjermani.

“… njëra ka të bëj me ruajtjen e konfidencialitetit midis palëve nënshkruese dhe e dyta ka të bëj me një marrëveshje për krijimin e kushteve dhe definimin e rregullave dhe subjektivitetit të palëve nënshkruese në krijimin e një shoqërie të përbashkët tregtare, SHPK, që kryesisht do funksionojë pranë UEJL në Maqedoni por në pronësi të përbashkët mes kolegjit dhe UEJL. Qëllimi i kësaj marrëveshje është mbështetja e studentëve që do jenë të regjistruar në dy programe studimore fillimisht dhe më pastaj edhe në programe të tjera në suaza të fakultetit të ri të shkencave mjekësore”- deklaroi deklaroi rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti.

“Jam i kënaqur por edhe i nderuar që kemi mundësi të gjejmë një bashkëpunim të tillë mes UEJL-së tashmë me traditë por edhe me mbështetje të Bashkësisë Evropiane, dhe një institucioni si kolegji Haimerer si institucion gjerman i themeluar para 11 vitesh në Kosovë, me një mbështetje të punës dhe përvojës së shkollave Haimerer

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments