Mendimi personal i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, është se Udhëzimi i miratuar nga Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga është antikushtetues. Udhëzimet parashikojnë futjen e një kolone të përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes, të kurorëzimit, të vdekjes, dhe dokumente të tjera të lëshuara nga Drejtoria për menaxhim me librat amëz. Dje, Gjykata Kushtetuese vendosi të iniciojë vullnetarisht një iniciativë për të vlerësuar ligjshmërinë e Udhëzimeve të ministrit Lloga.
“Nuk mund t ‘i zbuloj dyshimet e mia. Para së gjithash, është e nevojshme të pritet gjyqtari raportues te i cili ndodhet iniciativa për të përgatitur Raportin për lëndën. Ndoshta ai nuk do të ndajë mendimin tim, dhe natyrisht në fund vota ime është vetëm një, deklaroi Dobrila Kacarska, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Kacarska informon se raporti mbi rastin pritet të hartohet shumë shpejt. Sipas Udhëzimit, certifikatat e lindjes tashmë duhet të lëshohen me kolonën etnike, ndërsa ato të kurorëzimit dhe të vdekjes, nga 1 janari 2024. Në pyetjen nëse Gjykata Kushtetuese, do të ngrijë procesin dhe do të marrë një masë të përkohshme pauzë, derisa të merret një vendim përfundimtar, Kacarska u përgjigj se ky opsion mund të ngrihet vetëm pasi kolegu i saj të ketë përgatitur Referatin.
Ndërkohë, nga Ministria e Drejtësisë përsëritën se Udhëzimi u miratua për t ‘iu përgjigjur Ligjit për evidencën amë.
“Grafa e etnisë është e detyrueshme. Udhëzimi nuk bie në kundërshtim me ligjet, përkundrazi, miratimi i Udhëzimit, dhe futja e etnisë në certifikata bazohet pikërisht në Ligjin për ecidencën amë, thanë nga Ministria e Drejtësisë.
Nisma e nisur dje nga Gjykata Kushtetuese i referohet vetëm udhëzimeve të Llogls, por Kacarska nuk e përjashtoi mundësinë që vendimi i Gjykatës mund të ndikojë edhe në shqyrtimin e Ligjit për evidencës amë. Ministri i Drejtësisë mendoi se në këtë mënyrë do të evitohej abuzimi i balancuesit, kur kandidatët deklaroheshin në mënyrë të rreme si shqiptarë, romë, turq në varësi të kuotës për punësim në një institucion të veçantë. Disa ekspertë ligjorë reaguan duke thënë se etnia është një ndjenjë individuale, dhe nuk mund të përcaktohet burokratikisht. /alsat.