15.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaUdhëheqësit rusë të biznesit po i fshehin asetet, zemërohet Putin

Udhëheqësit rusë të biznesit po i fshehin asetet, zemërohet Putin

Miliarderët rusë janë nxitur të vënë patriotizmin para fitimit dhe të investojnë në shtëpi.

Duke iu drejtuar personalisht elitës së biznesit të Rusisë sot, Vladimir Putin u tha qytetarëve se roli i tyre nuk ishte thjesht të fitonin para, por të mbështesin shoqërinë.

“Një sipërmarrës i përgjegjshëm është një qytetar i vërtetë i Rusisë, i vendit të tij, një qytetar që kupton dhe vepron në interesat e saj”, tha udhëheqësi rus.

Ai nuk fsheh pasuri në offshore, por regjistron kompani këtu, në vendin tonë dhe nuk bëhet i varur nga autoritetet e huaja, raporton skynews.

Putin tha gjithashtu se do të konsideronte një qasje “më fleksibël” ndaj ndalimit të organizatave ruse që të paguajnë dividentë për aksionerët dhe kompanitë mëmë në vendet “jomiqësore”.

Ai tha se shteti mund të konsiderojë lejimin e disa pagesave nëse kompanitë i riinvestojnë të ardhurat përsëri në Rusi.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments