Pamjet që tregojnë lëvizjen e automjeteve “Citroen” dhe “Renault Kangoo” me të cilat është rrëmbyer e mitura Vanja Gjorçevska, raporton sonte Portali X.
Portali analizon kohën kur u vra Vanja.
- Në orën 07:55 dy automjetet që kryen rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës kalojnë në rrugën numër një në lagjen Vizbegovë. Në analizën e incizimeve shihet se në veturën Citroen ku ndodhej Vanya, në sediljen e pasagjerit, përveç shoferit, është edhe një person tjetër dhe të dy me kapele të zeza. Në orën 09:37 automjeti është në flakë dhe tymi në video vjen nga vendi ku është gjetur mjeti, analizon portali.
Vendbanimi Vizbegovë është i lidhur me fshatin Brazdë, ku është gjetur trupi i Vanjës.
Sipas institucioneve, Gjorçevska më 27 nëntor është rrëmbyer me veturë “Citroen”, të cilën e ka marrë 74-vjeçari Pançe Zhezhovski nga Velesi, i cili është vrarë nga i njëjti vrasës.
Gjatë gjithë kohës “Citroen” drejtohej nga një automjet Renault Kangoo. Ata kanë dalë jashtë Shkupit, kanë kryer vrasjen, kanë varrosur vajzën në Brazda të Shkupit dhe i kanë vënë flakën “Citroen”.