15.5 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeMickoski: Garojmë për 61 deputetë, BDI do befasohet nga Kasami-Gashi-Mexhiti

Mickoski: Garojmë për 61 deputetë, BDI do befasohet nga Kasami-Gashi-Mexhiti

Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se ato në zgjedhjet e ardhshme do të garojnë për të fituar 61 deputetë.

Ai tha se ata do të tentojnë për herë të parë nga pozita e opozitës të fitojnë shumicën në Kuvend.

“Vlerësojmë se edhe pas 20 viteve është mirë edhe për BDI-në të jetë në opozitë. Ka dy opsione. Njëra është një pjesë e partive politike shqiptare të jenë me LSDM dhe kështu ata të mund të fitojnë numër më të madh të deputetëve. Ky koncept nëse humb në zgjedhje, atëherë nuk ka se çfarë të kërkojnë me ne. Pa dallim nëse partitë opozitare shqiptare kanë tre katër ose pesë deputet më pak. Opsioni i dytë është të shkojmë të gjithë në lista të ndryshme, LSDM, BDI, ne dhe opozita shqiptare. Në këtë rast blloku i BDI-së dhe Arben Taravarit do të befasohet shumë nga rezultati që do të merr treshja Kasami, Mexhiti dhe Gashi”, tha Mickoski, duke shtuar se këto deklarat i ka në bazë të anketave dhe informacioneve që i posedon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments