3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaU prek rëndë nga koronavirusi, Italia merr vendimin për hapjen e kufijve...

U prek rëndë nga koronavirusi, Italia merr vendimin për hapjen e kufijve nga 3 qershori

Qeveria e Italisë ka nënshkruar një dekret që do të lejojë udhëtimet nga 3 qershori, një urdhër ky që u dha pas lehtësimit të masave të koronavirusit.

BBC shkruan se do të lejohet udhëtimi midis rajoneve, i cili deri në ditën e sotme ka qenë i bllokuar.

Masat për lejimin e udhëtimeve shënon një hap të madh në përpjekjen e vendit për të rihapur ekonominë, kjo pas më shumë se dy muajsh bllokim. Dekreti u nënshkrua nga Kryeministri Giuseppe Conte dhe u botua të shtunën herët.

Nga data 18 maj e deri më 2 qershor 2020 lejohet lëvizja e lirë nga një komunë në tjetrën brenda të njëjtit rajon, e ndalohet lëvizja nga një rajon në tjetrin me mjete publike e private nga një rajon në tjetrin.

Prej datës 3 qershor 2020 do të lejohet lëvizja e lirë në të gjithë territorin kombëtar e limitimet mund të kryhen vetëm nga urdhëresa rajonale në varësi të rrezikut epidemik i pranishëm në këto zona.

Gjithashtu prej datës 3 qershor Italia hap kufijtë e lejon lëvizjet me vendet e tjera e që mund të limitohen vetëm nga vendime shtetërore e marrëdhënie mes vendeve në varësi të riskut epidemik e në përputhje me kufizimet e rregulloreve të vendosura nga Bashkimi Evropiane e nga detyrimet ndërkombëtare.

Italia ka qenë një nga shtetet më të goditura në botë nga koronavirusi, ku ka shënuar numrin më të lartë të viktimave, por shkalla e infektimit ka rënë ndjeshëm ditët e fundit.

Më shumë se 31.600 njerëz kanë vdekur me virusin në vend, shifra e tretë më e lartë pas SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kujtojmë se Italia ishte vendi i parë në Evropë që vendosi kufizimet ndërkombëtare pas shpërthimit të koronavirusit në Veri të vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments