13.7 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaU kapën me 4 tonë kokainë, flet prokurori italian: Shqiptarët kanë aftësi...

U kapën me 4 tonë kokainë, flet prokurori italian: Shqiptarët kanë aftësi të jashtëzakonshme…

Prokurori kombëtar i antimafias, Federico Cafiero De Raho, ka vënë në pah rolin e madh që, sipas tij, luajnë trafikantët shqiptarë të drogës. Në një konferencë për mediat në Firence, të mbajtur pas shkatërrimit të kartelit shqiptar të drogës, i kryesuar nga Eldi Dizdari, De Raho u shpreh se kriminelët shqiptarë kanë shfaqur aftësi të mëdha për të drejtuar organizata të mëdha të trafikut të drogës, kjo për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë me grupet e Amerikës Latinë.

“Ndonjëherë na shtyjnë të mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni Los Blancos demonstron, megjithatë, se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme. Hetimet gjithashtu bënë të mundur për të konstatuar ekzistencën e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ‘kupole’, nga e cila vinin direktivat strategjike”, tha prokurori kombëtar i antimafia, Federico Cafiero De Raho, gjatë një konference shtypi në Gjykatën e Firences, për të ilustruar rezultatet e operacionit të gjerë.

Ky është një operacion ndërkombëtar, megjithatë shumë i rëndësishëm, i cili ka sjellë në provë rolin e trafikantëve shqiptarë të drogës – shpjegoi prokurori kombëtar antimafia – Dhe tregoi sa i fortë është kapaciteti i organizatave kriminale shqiptare, të cilat kanë krijuar marrëdhënie të qëndrueshme me trafikantët e drogës në Amerikën e Jugut ”.

Organizatat kriminale shqiptare, vazhdoi Cafiero de Raho, “veprojnë me një mënyrë të jashtëzakonshme në vende të ndryshme të Evropës, me trafikantët shqiptarë të drogës që veprojnë në mënyrë të përhershme drejtpërdrejt në Amerikën e Jugut dhe Holandë, duke kontrolluar largimet dhe mbërritjet e ngarkesave të kokainës në portet evropiane, veçanërisht në Antëerp dhe Roterdam”.

Kapaciteti depërtues i kriminelëve shqiptarë u demonstrua gjithashtu nga zbulimi i ekzistencës së markës së tyre (“Bello”) e cila u ngulit në pakot e tyre të kokainës të importuara në Evropë. “Marka në blloqe, është pothuajse si një garanci e cilësisë së produktit, është një risi absolute dhe befasuese, e cila u shfaq në pesë vjet hetime“, theksoi Cafiero de Raho.

Kujtojmë së shkatërrimi i kartelit shqiptar të drogës ka pushtuar faqet e para të medieve ndërkombëtare. Kjo për shkak se operacioni i Europol është shtrirë në disa shtete, mes tyre edhe Italia.

Sipas Agenzia Italia, karteli shqiptar përbëhej nga 20 persona dhe ishte në gjendje që importonte tonelata kokainë në Europë, duke përdorur portet e mëdha të kontinentit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments