Rrjeti social Twitter ka vërejtur një aktivitet të mbi tetë mijë llogarive që zhvillonin propagandë për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.
“Twitter Safety”, ka konfirmuar se janë gjithsejt 8 mijë e 558 llogari që do të largohen nga përdorimi.
Këto llogari ishin shfrytëzuar për të bërë propagandë nga partia e presidentit serb si dhe vet Aleksander Vuçiq.
Aktivitet të tillë Twitter ka ndërmarrë edhe në Turqi, Jemen, Katar.
