10.5 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeTvklan.mk / Arben Taravari në selinë e VMRO-DPMNE-së, takohet me Mickoskin!

Tvklan.mk / Arben Taravari në selinë e VMRO-DPMNE-së, takohet me Mickoskin!

Burime të Klan Maqedoni bëjnë të ditur se gjatë orëve të mbrëmjes në selinë e VMRO-DPMNE-së në Shkup, është realizuar një takim midis kreut të ASH-së, Arben Taravari dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit.

Klan Maqedoni ka siguruar edhe fotografinë e veturës së Taravarit në garazhin e selisë së VMRO-DPMNE-së.

Nuk dihen detajet e takimit të dy liderëve që vjen në kohën kur tashmë po bëhen pozicionime partiake rreth zgjedhjeve të këtij viti.

Ndryshe, takimi Mickoski – Taravari vjen pas takimit të opozitës shqiptare bashkë me liderin e ASH-së, me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe në ditën e nisjes së funksionimit të Qeverisë teknike me Kryeministër Talat Xhaferi. /tvklan.mk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments