8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeTv21.tv / Emërohen drejtorët dhe zëvendësdrejtorët! Disa dorëhiqen, dikush shkarkohet, të tjerët...

Tv21.tv / Emërohen drejtorët dhe zëvendësdrejtorët! Disa dorëhiqen, dikush shkarkohet, të tjerët vetëm rokadë

Qeveria më në fund vendosi për emrat e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve që do të drejtojnë në eshallonin e tretë.

Pasi u pranua dorëheqja e Drejtoreshës së Agjencisë së Punësimit, Biljana Jovanovska, në vend të saj drejtor u emrëuar Abdush Demiri, kuadër i Lëvizjes Besa. Qeveria gjithashtu ka konstatuar dorëheqjen e Ilmi Selamit nga detyra e anëtarit të Bordit të drejtorëve tek Ujësjellësi, ndërsa është emëruar Vasko Stefanov.

Dorëheqja i është pranuar edhe drejtorit të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, Safet Emruli, në vend të të cilit do të vijë Goran Gerasimovski. Tek Hekurudha-Transporti në vend të kuadrit të Alternativës Orhan Murtezanit, drejtor do të jetë Adnan Azizin, nga radhët e “Besës”.

Ish-sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Nefrus Çeliku, kuadër i BDI-së, është emëruar drejtor në Ndërmarrjen e Kullosave. Këtu ai vjen në vend të Lulzim Fejzullahut, i cili siç thuhet, u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta dhe mospërmbushjes së obligimeve nga programi për punë.

Është shkarkuar edhe drejtori i Inspektoratit të Punës Alajdin Avziu, e është emëruar Jovana Trençevska. Nga funksioni i drejtorit është shkarkuar edhe Fejzulla Spahija nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor dhe në këtë detyrë vjen Ana Petrovska.

Xhezmi Saliu është shkarkuar nga posti i drejtorit të Drejtorisë së Mjedisit Jetësor dhe në këtë pozitë është emëruar Hisen Xhemaili si ushtrues detyre. Nga detyra e u.d drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit është shkarkuar Arben Vila, ndërsa në vend të tij është emëruar Dejan Pavleski.

Është shkarkuar nga detyra edhe Sllavica Todorova, drejtoreshë për Zhvillim dhe Promovim të Arsimit dhe Gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive dhe është emëruar Milutin Stançiq.

Mandati nuk i është vazhduar Drejtorit të Agjencisë së Filmit, Gorjan Tozija dhe do të shpallet thirrje publike për emërimin e drejtorit të ri.

Qeveria e ka shkarkuar edhe Ante Popovskin nga detyra u.d drejtor i Agjencisë për Cilësinë dhe Akreditimin e Institucioneve Shëndetësore dhe ka emëruar Kaltrina Beqirin.

Është shkarkuar edhe Izmit Nura nga posti i zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport, në vend të të cilit është emëruar Avni Rustemi. Nura ka shkuar zëvendësdrejtor Në Agjencinë për Emigracion, në vend Osman Shukriut.

Abdul-Selam Selami është shkarkuar nga posti i zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe ai tani do të jetë zëvendësdrejtor në Drejtorinë e të ardhurave Publike. Zëvendës deri tani këtu ishte Remzi Abdullahi i cili tani do të jetë ushtrues detyre zëvendësdrejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Deri te Këshilli drejtues i Ndërmarrjes publike për ekonomizim me objekte për sport është dhënë propozim për të ngritur procedurë për shkarkimin e drejtorit aktual, Shpend Hajredini, për shkak të indicieve për shkelje të dispozitave nga Kodi për sjellje etike.

Qeveria i ka rekomanduar Këshillit mbikëqyrës të M-NAV, që për anëtarë të Këshillit drejtues ta zgjedhë Fahrudin Hamidin.

Sllobodanka Kolevska është shkarkuar nga detyra e anëtares së Këshillit drejtues i Spitalit të përgjithshëm Strugë me kërkesën e saj, ndërsa për anëtar në vend të saj është emëruar, Martin Xhuteski.

Për anëtarë të Këshillit për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Sektorit Civil, Qeveria ka emëruar Natasha Boshkovën për fushën “Mbrojtja e personave të margjinalizuar” dhe Snezhana Tërpevska për fushën “Media dhe Shoqëria Informatike”.

Marjan Kicev është emëruar anëtar i Këshillit drejtues të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor.  Maja Argirovska është shkarkuar nga detyra e anëtares së Komisionit për vendosjen e kërkesave për rritjen e çmimit të formuar të barnave, ndërsa në vend të saj është emëruar, Anica Ivanoska Strezovski.

Nga detyra anëtar i Këshillit drejtues të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik është shkarkuar Aleksandar Stefanovski 5 anëtarët sepse u mbaruar mandati, e në vend të tyre janë emëruar Monika Jovanova, Pishtar Lutfiu, Kalina Leçevska, Branko Niçota të gjithë për një periudhë tre vjeçare, si dhe Dimitrija Angjellkovski, Sinisha Veljanovski dhe Driton Ziberi për një periudhë dy vjeçare.

Bllazhena Pejovska është emëruar për anëtare e Bordit drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments