5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeTv21 / 3 sulmuesit në Vjenë me shtetësi maqedonase

Tv21 / 3 sulmuesit në Vjenë me shtetësi maqedonase

Policia austriake, përmes Europolit, ka kërkuar nga Ministrinë e Punëve të Brendshme për bashkëpunim dhe informacion në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë. Nga lista e policisë austriake, e cila iu dorëzua disa policive, përfshirë edhe tonën, u përcaktua se tre persona, përveç shtetsësisë austriake, kanë poseduar edhe shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Inicialet janë K.F. i lindur në Modling, Austri, A.G. i lindur në St. Polten, Austri dhe U.A. i lindur në Vjenë, Austri. Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar në Ministrinë e Brendshme u vu menjëherë në dispozicion të kolegëve nga Austria dhe ne po bashkëpunojmë intensivisht në lidhe me këtë rast.
Kishte gjithashtu një komunikim të drejtpërdrejtë midis kryeministrave Zaev dhe Kurz. Kryeministri Kurz i shprehu mirënjohje Kryeministrit Zaev për solidaritetin dhe mbështetjen e shprehur. Kryeministrat shprehën gatishmërinë për të vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin në lidhje me sulmin terrorist nëse shërbimet austriake përcaktojnë një nevojë të tillë.

https://tv21.tv/3-sulmuesit-ne-vjene-me-shtetesi-maqedonase/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments