16 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeTv.21.tv / Ndryshimi i emrave të rrugëve në Tetovë/ Partitë maqedonase s'e...

Tv.21.tv / Ndryshimi i emrave të rrugëve në Tetovë/ Partitë maqedonase s’e përkrahin, Bilall Kasami thotë se mundet edhe pa to

Në Tetovë emrat e rrugëve dhe shkollave vazhdojnë të kenë emra që i kanë trashëguar nga Jugosllavia si “Lenin”, “Josip Broz Tito”, “JNA”, “Starsho Pinxhur” dhe shumë figurave të tjera që kanë lidhje me partizanë dhe komunistë. Kryetari i Tetovës Bilall Kasami siguron se emrat e rrugëve do të ndryshohet, por po e pret një vendim nga ana e Kadastrës, më pas çështja të diskutohet në një komision, e në fund në Këshillin komunal.

“Unë besoj se as VMRO-ja edhe asnjë parti tjetër maqedonase nuk do kishte dashur të jetë jashtë këtij procesi pasi që kjo nënkupton se emërimi i rrugëve do të bëhet pa prezencën e tyre dhe ata që do të jenë në komision do të vendosin emra të rrugë që do të jenë konform kërkesave të tyre. Nuk vlerësoj se VMRO-ja do të ishte pajtuar që të gjithë rrugët e Tetovës të jenë me emra të personaliteteve shqiptare dhe sigurisht ata do të duan që në rrugë të caktuar të jenë me emra të personaliteteve maqedonase dhe që të ndodh kjo, VMRO apo parti tjetër maqedonase duhet të jetë pjesë e kësaj.”- tha Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.
Por dy partitë më të mëdha, VMRO-DPMNE dhe LSDM janë kundër, ndërsa si arsye thkesojnë se qyteti ka çështje më të rëndësishme për t’i zgjidhur.

“E qartë është se VMRO-DPMNE nuk do të përkrahë ndryshime të tilla në këtë mandat. Për ne prioritet janë zgjidhja e problemeve esenciale për të gjithë qytetarët, pas zgjidhjes së këtyre problemeve, ndonjë këshill në të ardhmen mund t’i diskutojë këto çështje”- tha Angel Karapetrov, këshilltar i VMRO-DPMNE-së.
“Kryesia komunale e LSDM-së është kundër populizmit të lirë të pushtetit lokal në krye me Bilall Kasamin. Prandaj i porosisim që në vend që të ulen e të shpikin emra rrugësh, të nisin ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve.”- thanë nga LSDM.

Kasami pret që në proces të kyçen edhe partitë maqedonase, por shton se edhe po të mos duan të kyçen, ndryshimet mund të bëhen sepse “badenteri” nuk duhet.
-Do të thotë se edhe pa VMRON-në do e fusni në këshill? -Do të thitë se ky proces deri në fund të jetë inkluziv, por kushdo që nuk do të jetë pjesë është faj i tyre. -Badenter nuk duhet? -Ashti siç i kemi informatat jo.”

Se nuk është i nevojshëm Badenteri e ka thënë edhe kryesuesi i këshillit komunal Besar Durmishi më 18 gusht të vitit të kaluar në TV21.
“Ata që janë mbi 20% llogaritet ligji badenterit, ne tash e kemi nisur këtë iniciativë, kemi vullnet për ndryshimin e emrave. Tanimë jemi në procedurë dhe për këtë e kërkojmë shumicën stabile. -Ju thoni se nuk duhet ligji badenterit, jeni tetë muaj pse nuk i ndryshoni? -Me regjistrimin e fundit që u bë doli nën 20% dhe situata ishte e këtillëedhe pas procesit zgjedhor menjëherë do të nisim me ndryshimin e emrave.”- pohoi Besar Durmishi, këshilltar komunal L.Besa.
Në bazë të regjistrimit të vitit 2021, në Tetovë jetojnë 84,770 banorë nga të cilët shqiptarë janë 60,460 apo 71 %, ndërsa maqedonas 15,529 apo 18,3 %.
Numri i përgjithshëm i banorëve në Tetovë 84.770 Shqiptarë: 60,460 / 71.3% Maqedonas: 15,529 / 18.3 % Romë: 1,885 / 2.2 % Turq: 1,746 / 2.1 % Serbë: 256 / 0.3 % Boshnjakë: 189 / 0.2 %.

Nga Shoqata Jo Qeveritare e Akademikëve Shqiptarë që e kanë punuar projektin për riemërimin e rrugëve dhe institucioneve në Tetovë, thonë se në shtator kanë dorëzuar nismë dhe se ende po presin që komuna të ndërmarrë hapa konkret.
“Me 5 gusht është nënshkruar dhe ne menjëherë e kemi punuar dy-tre muaj më pas edhe kam bindjen se është dorëzuar në shtator-tetor të vitit që shkoi dhe si i tillë është gati, edhe kur kemi biseduar sërish me kryetarin dhe udhëheqësit komunal na kanë thënë që ne do të formojmë një komision që do të jetë një komision miks nga të gjithë dhe pasi të formohet ai komision na është thënë që do ju ftojmë edhe juve që ta shtroni dhe ta argumentoni.”- tha Zeqirja Kadriu, Shoqata Akademikëve Shqiptarë.
Tani ndryshimi i emrave në i shkollave dhe rrugëve të Tetovës është në duart e këshilltarëve komunalë, mjafton që të fillohet procesi. Në Këshill Besa ka 12 këshilltarë, BDI 11, nga 1 e kanë PDSH-ja dhe Alternativa, VMRO ka 4 dhe 2 i ka LSDM-ja. Këto numra tregojnë se edhe po nuk u pajtuan partitë maqedonase, shumica e nevojshme mund të arrihet me votat e parive shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments