19.4 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeTv 21/ Nuk ka datë për nisje të bisedimeve me BE-në për...

Tv 21/ Nuk ka datë për nisje të bisedimeve me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur kompromis për përfundimet në lidhje me procesin e zgjerimit, por ambiciet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën nuk janë pjesë e konkluzioneve të sotme.

Pas negociatave të sotme midis ministrave për Çështje Evropiane nuk u dha përcaktues kohor se kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të nisin procesin e bisedimeve me BE-në.

Sekretari shtetëror në diplomacinë sllovene, Gashper Dozhvan tha se me ardhjen e Qeverisë së re në Bullgari, shpresat për të vazhduar negociatat deri në dialog shtohen edhe më tepër.

“Na duhet korniza negociuese të adaptohet. Është një proces i cili do të shpaloset sa më shpejtë të jetë e mundur. Sapo të kemi Qeverinë e re në Bullgari, jemi optimist se do të jetë e mundur vazhdimi i rrugës së gjatë për dialog”, tha Dozhvan.

Pavarësisht se përfaqësuesit e BE-së miratimin e konkluzioneve e prezantuan si arritje të madhe, në njëjtën kohë pranuan se për këtë vit ka përfunduar çështja e zgjerimit dhe se do të pritet mundësi e re gjatë vitit 2022./tv21

https://rtv21.tv/%e2%80%8bnuk-ka-date-per-nisje-te-bisedimeve-me-be-ne-per-maqedonine-e-veriut-dhe-shqiperine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments