12.2 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeTurqia ndihmon FSK-në me veshmbathje në vlerë prej një milion dollarësh

Turqia ndihmon FSK-në me veshmbathje në vlerë prej një milion dollarësh

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës:

Republika e Turqisë vazhdon me donacione për FSK-në

Në kazermën „Adem Jashari“ të FSK-së në Prishtinë, sot u bë pranim-dorëzimi i kontigjentit të dytë të donacionit me veshmbathje ushtarake nga Republika e Turqisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës në vlerë financiare prej rreth një milion dollar.

Ceremonia e pranim- dorëzimit të pajisjeve përkatëse u bë në prani të zyrtarëve dhe oficerëve të logjistikës së Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së dhe Komandës së Logjistikës si dhe atasheut ushtarak turk në Kosovë me stafin e tij. Në emër të qeverisë turke, donacionin e dorëzoi, atasheu i Republikës së Turqisë, kolonel Ismail Cenkeri Ersoz, kurse ,në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së , e pranoi, oficeri i Departamentit të Logjistikës së SHPFSK-së, major Nazmi Zogaj, i cili falenderoi kolonel Ersoz për donacionin e dhuruar dhe mbështetjen e vazhdueshme të ushtrisë dhe shtetit turk për FSK-në.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments