2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaTURQI, MBI 15 MILIONË NJERËZ TË VAKSINUAR PLOTËSISHT KUNDËR COVID-19

TURQI, MBI 15 MILIONË NJERËZ TË VAKSINUAR PLOTËSISHT KUNDËR COVID-19

Numri i njerëzve të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Turqi kaloi në mbi 15 milionë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Turqia, vend me rreth 84 milionë banorë, ka administruar mbi 48,89 milionë doza vaksinash dhe më shumë se 33,89 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë që kur filloi fushata e vaksinimit masiv në mes të janarit.

Pas rënies së rasteve në gjithë vendin, Turqia planifikon të heqë të gjitha kufizimet e lidhura me virusin duke filluar këtë të enjte.

Vendi ka pezulluar fluturimet nga Bangladeshi, Brazili, Afrika e Jugut, India, Nepali dhe Sri Lanka deri në një njoftim tjetër, sipas një urdhri të lëshuar nga Ministria e Brendshme të hënën.

Gjithashtu, udhëtarëve nga Britania, Irani, Egjipti dhe Singapori u kërkohet të kenë rezultat negativ të testit për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments